Projekti: “Shkolla te gjelbera, Mjedis me i paster, Jete me e shendetshme”

Qellimi: Krijimi i nje rrjeti nder-kufitar per edukimin mjedisor ne shkollat 9-vjeçare.


Projekti po implementohet qe nga Shtatori 2013 (per nje periudhe  prej 18 muajsh) ne 16 shkolla 9-vjecare
 te Maqedonise dhe Shqiperise (tete shkolla 9-vjeçare ne Republiken e  Maqedonise dhe tete                                          
shkolla 9-vjeçare ne Republiken e Shqiperise), dhe eshte pjese e bashkepunimit nder-kufitar ndermjet Maqedonise dhe Shqiperise.Projekti e ve theksin  tek edukimi me qellimin per te permiresuar situaten ne shkollat 9-vjecare te Maqedonise dhe Shqiperise, nepermjet trainimit te mesuesve dhe zhvillimit te projekteve te vogla mjedisore te cilat synojne rritjen e njohurive dhe aftesive praktike per t’u marre me problemet me karakter mjedisor.


Projekti fokusohet ne tre çeshtje mjedisore: ujin, mbetjet dhe kursimin e energjise.

Ne besojme qe asistenca dhe udheheqja direkte, debatet dhe diskutimet e hapura, aksionet praktike nepermjet financimit te projekteve te vogla fituese te konkurimit, do t’i pajisin nxenesit dhe mesuesit, dhe me tej edhe komunitetet ku ata bejne pjese, me informacionin dhe ndergjegjesimin e nevojshem qe do ta influenconte ne menyre direkte sjelljen e tyre miqesore me mjedisin.  




         Projekti: “Shkolla te gjelbera, Mjedis me i paster, Jete me e shendetshme“