QELLIMI I PROJEKTIT


Projekti: “Shkolla te gjelbera, Mjedis me i paster, Jete me e shendetshme“

Qellimi i projektit: “Shkolla te gjelbera, Mjedis me i paster, Jete me e shendetshme“eshte rritja e nivelit te njohurive mjedisore te shkollave mjedisore ne Struga ,Oher ,Bitola dhe Pelagonia, Pogradeci dhe Korça.

  • Nepermjet adresimit te çeshtjeve si ndergjegjesimi i pamjaftueshem mjedisor si dhe sjelljes ndaj mjedisit ne shkollat 9-vjeçare te Shqiperise dhe Maqedonise, me nje fokus te veçante tek energjia, mbetjet dhe degradimi i ujit, projekti synon t’i drejtohet nje komuniteti me te gjere ne rajonin e targetuar nga projekti. Perveççeshtjeve te edukimit dhe ndergjegjesimit, Projekti “Shkolla te gjelbera, Mjedis me i paster, Jete me e shendetshme“, pritet qe te adresoje ne menyre te drejtperdrejte kushtet aktuale mjedisore ne nivelin e shkollave nepermjet aksioneve te ndermarra nga nxenesit, te udhehequr nga nje metodologji e zhvilluar projekti dhe me asistencen e OJQ-ve te angazhuara.
  • Ai synon qe te rrise ndergjegjesimin mjedisor te nxenesve, stafit dhe komuniteteve si dhe nepermjet tij te permiresoje mjediset shkollore. Shkollave do t’u jepet mundesia per te krijuar kontakte me shkolla te tjera, si brenda dhe jashte vendit, duke u ofruar atyre edhe mundesine per te ndare me to idete per edukimin mjedisor dhe per te krijuar instrumente per shkembime kulturore.  


                                                          

                                                         OBJEKTIVAT


Objektivat e Projektit jane: 

  • Permiresimi i kurrikules per çeshtjet mjedisore lidhur me energjine, mbetjet dhe ujin ne 16 shkollat ;
  • Fuqizimi i kompetences dhe kapaciteteve te shkollave per te implementuar Manualin;
  • Sjellja e ndryshuar dhe nje qendrim me miqesor ndaj mjedisit ne shkolla.     


                                          

  • Permiresimi i performances mjedisore neper shkolla nepermjet konkurimeve dhe fushatave te vogla;
  • Rritja e bashkepunimit ndermjet shkollave, prinderve, komunitetit;
  • Rritja e dialogutdhe rrjetezimit rajonal nepermjet krijimit te nje Rrjeti Nder-kufitar Rajonal te EKO-shkollave.