PARTNERET


EDUKIM∙KOMUNIKIM∙KONSULENCE –OXO

 OXO eshte krijuar ne vitin 1998 me misionin per te ndryshuar modelet sociale si dhe vizionin per Republiken e   Maqedonise se pjese e institucioneve Euro-Atlantike. Ne besojme qe vendi yne mund t’i arrije keto objektiva ne nje periudhe afat-mesme nepermjet reformave te thella ne sektoret kritike si dhe duke zhvilluar ndergjegjesimin individual rreth te drejtave dhe detyrave te secilit ndaj vendit dhe komuniteteve ku jeton secili.

Ne lidhje me implementimin e aktiviteteve te saj, OXO zoteron nje ekspertize edukative dhe experience te akumuluar ne fushen e manaxhimit te projektit, qe kane te bejne kryesisht me: 

  • Fushatat komplekse promovuese, informative dhe publike te edukimit, te cilat perfshijne nje seri segmentesh siç jane: marrdheniet me median, organizimi dhe manaxhimi i eventeve publike, marketingu direkt, reklamat dhe publiciteti, marketing i medias, prodhimet per TV dhe dokumentare, perdorimi i teknologjive te reja dhe fusha te ngjashme me keto;
  •  Programet edukative apo projektet afat-shkurtera te cilat perfshijne: perzgjedhjen dhe perpunimin e metodologjive edukative, kurrikulave dhe burimeve te nevojshme edukative ashtu si edhe shperndarjen e tyre, trainimin e personelit edukativ, organizimi dhe dhenia e kurseve te plota, simpoziumeve, seminareve dhe workshopeve;



 ORGANIZATA E BIOLOGEVE TE SHQIPERISE

             

 Misioni i organizates eshte edukimi i komunitetit me njohuri te qendrueshme dhe funksionale rreth çeshtjeve  te biodiversiettit dhe mjedisit, rritja e kapaciteteve te tyre per te garantuar nje sjellje sipas standardeve  Europiane si dhe respektimi i rregulloreve per perdorimin dhe ruajtjen e aseteve biologjike te  vendit tone. Ky mision do  te realizohet nepermjet trainimeve interaktive, vizitave studimore dhe studimev shkencore ne terren.


Objektivat e pergjithshme perfshijne:

  • Ndergjegjesimin mjedisor te publikut me fokusin tek te gjitha shtresat e shoqerise
  • Edukimin e grupeve te komunitetit (shkollave, fermereve, autoriteteve lokale, organizatat e shoqerise civile), nepermjet trainimeve per te rritur kapacitetet ne fushen e mbrojtjes se mjedisit dhe biodiversitetit.
  • Promovimin e pjesemarrjes se publikut dhe OJQ-ve ne procesin e vendim-marrjes.

Metodat e punes perfshijne por nuk kufizohen me promovimin e: Rritjes se Ndergjegjesimit; Edukimit Mjedisor (trainime, debate, ligjerata); Arritjes se Publikut dhe Pjesemarrjes se Publikut;   Ruajtjes dhe monitorimit te natyres, pergatitjes  se Studimeve Kerkimore dhe Konsultimit te grupeve te interesit.