1.Krijimi i strukturës së gjelbër të manaxhimit


Me qellim qe te zbatojne ne praktike iniciativen e shkolles se gjelber,                       

shkollat duhet qe fillimisht te krijojne nje strukture te mire dhe funksionale te manaxhimit e cila do ta udheheqe te gjithe procesin. Ne kete kuader,ne sugjerojme krijimin e dy organizmave te meposhtem te cilat do te kontribojne ne realizimin konkret te projektit.

Organizmi i pare eshte EKO-klubi i cili perben forcen shtytese te ketij projekti
 dhe perbehet nga nxenes te klasave te ndryshme si dhe nga mesuesi-
koordinator i ketij grupi.

EKO-klubi duhet te perfshihet krjetesisht ne te gjithe hapat e siper-permendur.
 Ai duhet t’i trajtoje nxenesit si pjesemarres aktive. Ata duhet qe gjithashtu te 
behen pjese e procesit te vendim-marrjes.
EKO-klubi duhet te siguroje elementet e meposhtem:
•  e gjithe shkolla te njihet me iniciativen e Shkolles se Gjelber dhe ky informacion te rifreskohet periodikisht
•  te zhvilloje, implementoje dhe monitoroje politiken mjedisore te shkolles qe te adresoje shqetesimet mjedisore te komunitetit te shkolles
•  te udheheqe procesin e kryerjes se vleresimit te Gjelber si fillestar ashtu edhe ate pas-ardhes
•  te siguroje qe te gjithe antaret e komunitetit te shkolles (veçanerisht nxenesit) te jene te perfaqesuar ne procesin e vendim-marrjes
•  te krijoje nje lidhje ndermjet nxenesve, mesuesve, drejtuesve te shkolles dhe gjithe komunitetit te saj, dhe idealisht, komunitetit lokal, duke e integruar programin me Planin e Zhvillimit te Shkolles dhe Axhenden Lokale;
Organizmi i dyte eshte EKO-bordi apo organizmi vendim-marres. EKO-bordi ka gjithashtu nje rol shume te rendesishem ne te gjithe procesin.

  • Per keto arsye, ne sugjerojme qe perfaqesuesit e meposhtem te behen pjese e EKo-bordit tuaj:

- Drejtuesi i shkolles;
- Mesuesi-koordinator;                                                                           
- Nxenesit-antare te EKO-klubit;
- Perfaqesuesit e stafit teknik;
- Perfaqesues te komunitetit lokal’
- Perfaqesues te shoqates se prinderve;              
- Perfaqesues te medias; dhe
- Perfaqesues nga sektori civil lokal

EKO-bordi duhet te angazhohet ne aktivitetet e meposhtme shkollore:

  1.  Te organizoje dhe marre pjese aktive ne mbledhjet e EKO-bordit duke kontribuar me ide, sugjerime, zgjdhje, etj;
  2.  Te kontriboje ne procesin e implementimit te 6 hapave, aty ku kjo eshte e mundur;
  3.  Te promovoje punen e shkolles ne aktivitet e gjelbera te saj ne zone e saj te influences;