2. Vlerësimi periodik i performancës së gjelbër


Ky hap eshte i nevojshem nese shkolla juaj deshiron te beje ndryshime konkrete ne shkolle. Perpara se te planifikoni radhen e veprimeve qe do kryeni, ju duhet qe fillimisht te vleresoni situaten aktuale.

Rezultatet e Vleresimit tuaj te Gjelber do te ndihmojne ne pergatitjen e Planit te Aktiviteteve te Gjelbera dhe do ndihmojne shkollen te vendose nese ndryshimet jane te nevojshme, urgjente apo te pa-nevojshme. Ato do t’ju ndihmonin gjithashtu edhe per te percaktuar objektiva realiste si dhe per ta matur suksesin tuaj.  

Vleresimi I Gjelber eshte teper I rendesishem per te kuptuar situaten aktuale mjedisore ne cdo shkolle dhe do te perbeje edhe bazat per Aktivitetet e Gjelbera te Shkolles.

Shkollave do t’ju duhet qe fillimisht te analizojne nga ana sasiore impaktin per temen per te cilen po punojne (p.sh. sasine e mbetjeve qe ata krijojne dhe dergojne ne landfill, sasine e letres qe ata konsumojne, sasine e elektricitetit qe harxhojne, nese kane ndonje material qe e riciklojne, pikat e erreta te hedhjes se mbeturinave, etj).