3. Përgatitja dhe përqafimi i vizionit të gjelbër nga nxënësit e shkollës


Vizioni permbledhe ate qe organizata/shkolla deshiron te jete, apo se si ajo deshiron te jete bota ne te ajo operon (nje shikim “i idealizuar” i botes).

  • Misioni pershkruan qellimin themelor te nje organizate, duke pershkruar qarte arsyen e ekzistences dhe te asaj çka ajo ben per te arritur vizionin e saj.
  • Vlerat jane nje besim te cilin e ndajne te gjithe aktoret pjesetare te nje organizate.
  • Strategjia e percaktuar ndryshe, nenkupton “artin e gjeneralit”.

Secila shkolle pergatit deklaraten e saj te vizionit, duke percaktuar keshtu ate qe nxenesit dhe/ose komuniteti i shkolles synojne te arrijne. Deklarata e Vizionit Mjedisor vendoset ne vende publike te shkolles dhe njihet nga nxenesit dhe antaret e tjeter te komunitetit te shkolles si nje deklarate besimi dhe qellimi. Deklarata duhet te jete frymezeuse, e krijuar nga fjalet e nxenesve dhe e shprehur ne menyre artistike.

      


    "Nje vizion pa Aksion do te ishte nje ender me sy hapur; por nga ana tjeter                                     aksioni pa nje vizion do te   ishte si nje enderr e keqe"

                     - Jim Sorensen (1967-), NCAA II 1500 Champion –



Shembull: “Shkolla jone deshiron te promovoje pergjegjshmerine mjedisore ne komunitetin e shkolles. Shkolla jone eshte e angazhuar te implementoje praktika qe kane te bejne me jetesen e qendrueshme. Ruajtja e burimeve, reduktimi i mbetjeve, riciklimi dhe mbeshtetja gjithnje e me e madhe tek energjia e rinovueshme, do te mbeten ne fokusin e shkolles dhe nxenesve tane”.            

                                                                             

Pergatitja e Kodit te Gjelber eshte gjithashtu nje hap shume i rendesishem i kesaj metodologjie. Kodi i Gjelber ne nje menyre te qarte dhe ilustrative, reflekton angazhimin e shkolles tuaj per te permiresuar kushtet e punes dhe te te mesuarit. Kodi i Gjelber eshte nje liber-rregullash dhe duhet te perfaqesoje nje qendrim te perbashket te te gjithe pjesemarresve te projektit.

Kodi i gjelber duhet te jete nje dokument publik per te gjithe. Nje menyre per te marre ide nga te gjithe, eshte qe EKO-bordi te hape nje adrese ne facebook ku te gjithe nxenesit e shkolles te behen pjese e nje debati dhe diskutimi te hapur.

Kodi i Gjelber duhet afishuar ne tabelen e lajmerimeve te shkolles. Rekomandohet gjithashtu qe nje kopje e Kodit te Gjelber te behet pjese e cdo klase te shkolles.

   Nje shembull i Kodit te Gjelber eshte treguar me poshte:       

     

  • Sillu mirë me krijesat e gjalla
  • Kurse elektricitetin
  • Rritja e gjallesave ka nevojë për kujdes
  • Riciklo dhe përdor sërish
  • Ushqehu në mënyrë të shëndetshme
  • Secili duhet të bëjë pjesën e vet
  • Kurrë mos hidh plerat në vendet
  • që nuk janë parashikuar