4. Zhvillimi dhe implementimi i planit të aktiviteteve të gjelbëra


Pergatitja e planit te aktiviteteve eshte nje nga hapat me themelore. Kjo nenkupton qe shkolla duhet te zhvilloje nje plan aktivitetesh me qellim qe te perftoje rezultate specifike dhe te matshme ne te tre fushat e siperpermendura si ‘uji”, ‘energjia’ dhe ‘mbetjet”. Ky plan do te zhvillohet duke perdorur te dhenat e fituara nga realizimi i hapit te dyte – analizes se situates se ujit, energjise dhe mbetjeve.

Plani i aktiviteteve konsiston ne objektivat e percaktuar te cilat çojne ne permiresimin e situates dhe duhet te permbaje teresine e objektivave, afateve si dhe te pergjegjesive te deleguara qartesisht ndaj te gjitha paleve te perfshira. Objektivat qe ju caktoni ne planin e aktiviteteve duhet te jene te arritshme dhe realiste.

Ketu jane treguar disa hapa qe duhen ndjekur per te pergatitur nje plan te suksesshem veprimi:

1.  Mblidhni rezultatet nga Vleresimi juaj i Gjelber. Zgjidhni çeshtjet qe deshironi te adresoni, p.sh. hedhjen e mbeturinave ne mjediset e shkolles. Vendosni se çfare lloj veprimi mund te ndermerrni per ta permiresuar situaten.

2.  Vendosni se si do ta matni suksesin ne arritjen e objektivave te vena. Sigurohuni qe kjo te jete diçka qe ju te mund ta matni, p.sh.  ne lidhje me energjine, masa juaj mund te ishte ulja e vleres se fatures se energjise.

3.  Negocioni afate kohore per çdo aksion. A duhet realizuar objektivi i aksionit ne nje afat te shkurter, te mesem apo te gjate?

4.  Caktoni se kush eshte personi pergjegjes per cdo veprim. Sa here qe te jete e mundur, ketu duhen perfshire nxenesit.

5. Parashikoni nje seksion per monitorimin e çdo kosto financiare qe mund te kryhet ne kuadrin e aktiviteteve tuaja.

EKO-klubi do te zhvilloje planin e aktiviteteve dhe EKO-bordi do ta aprovoje ate.

Me qellim pergatitjen e planit te aktiviteteve, lutem perdorni modelin e para-pergatitur te planit te aktiviteteve i cili i eshte bashkengjitur ketij manuali si Shtojca 5.