1. Perzgjedhja e shkollave


Projekti po implementohet qe nga Shtatori 2013 (per nje periudhe prej 18 muajsh) ne 16 shkolla 9-vjeçare te Maqedonise dhe Shqiperise (tete shkolla 9-vjeçare ne Republiken e Maqedonise dhe tete shkolla 9-vjeçare ne Republiken e Shqiperise), dhe eshte pjese e bashkepunimit nder-kufitar ndermjet Maqedonise dhe Shqiperise.

Perzgjedhja e shkollave te secilit vend eshte bere sipas kritereve te meposhtme:

- Vendodhja e shkolles ne zonen qe eshte pjese e rajoneve te mbuluara nga Projekti;

- Angazhimi i demonstruar nga lidershipi i shkolles;

- Angazhimi i demonstruar nga stafi mesimor lidhur me iniciativat mjedisore;

- Prova te demonstruara rreth implementimit me sukses te aksioneve mjedisore;

- Angazhimi i demonstruar nga ana e mesuesve per te perfshire nxenesit ne menyre aktive per manaxhimin e çeshtjeve qe kane lidhje me shkollen,

- Krijimi i lidhjeve me prinderit, autoritetet lokale, median si dhe aktoret e tjere lokale te interesuar.

Bazuar ne keto kritere Komisioni Perzgjedhes i Projektit zgjodhi shkollat qe do te perfshihen ne kete Projekt.