5. Aktivitetet e shkollave & Procesi i Implementimit


Pergatitja e Propozimeve per Grantet

Ne kuadrin e projektit “Shkolla te Gjelbera, Mjedis me i Paster, Jete me e Shendetshme”, Biologet e Shqiperise dhe OXO nga Maqedonia po organizojne nje konkurs te mbyllur me qellimin per te identifikuar dhe promovuar aktivitetet e gjelbera, me karakter mjedisor, te cilat lidhen me problematikat e shkollave.

Qellimi I Propozimeve te Granteve: Realizimi i nje apo me shume aktiviteteve nga te 8 shkollat e perzgjedhura nga secili vend, duke synuar ne kontributin e vizionit te tyre te gjelber te formuluar nga EKO-klubet e krijuara ne keto shkolla.

-  Shuma e paracaktuar per secilin grant eshte 500 EUR.

-  Afati kohor per zbatimin e ketyre projekteve eshte 1-3 muaj.

Data per fillimin e projekteve do te jete: 15 Nentori 2014 (Shqiperi), 15 Tetori 2014 (Maqedoni).

  Kriteret e perzgjedhjes se propozimeve do te perfshijne:

Rendesia - Sa i rendesishem dhe konkret eshte problemi qe po adresohet nga propozimet e shkollave dhe komuniteti? A I ndihmon ai shkollat per vizionin e gjelber te tyre?

Realizueshmeria - Ne cfare shkalle eshte e realizueshme zgjidhja e propozuar, brenda fondeve ne dispozicion?

Organizimi - Si eshte parashikuar perdorimi i burimeve njerezore dhe financiare? A kane identifikuar shkollat mundesi te tjera mbeshtetese (materiale, morale dhe/ose financiare) per implementimin e tij?

Impakti - Cili do te jete impakti afat-shkurter dhe ai afat-gjate i ketij projekti per shkollen dhe komunitetin? A do te ndihmoje ai ne permiresimin e imazhit te gjelber? A do te jete ne gjendje shkolla t’i ruaje keto efekte positive edhe pas perfundimit te projektit?

Me qellimin per te mbeshtetur shkollat ne realizimin e propozimeve, ne kemi pergatitur nje Udhezues i cili eshte bazuar ne manualin e shkollave te gjelbera. Projekti shpreson dhe ka besimin qe ai do te kontribojne ne menyre positive ne pergatitjen e projektit.

* Me poshte eshte treguar - Modeli i Projekt Propozimit ne.pdf